Universiteti “Barleti” dhe Creative Garage hapën dyert e kampusit më të ri universitar në Shqipëri. Me një frymë të re në botën e mësimdhënies dhe prej 16 vitesh në sektorin e Arsimit të Lartë, Barleti vjen me një dimension të ri.
Të pranishëm në inaugurimin e kampusit të ri ishin personalitete të vendit si: ish Presidentë të Republikës së Shqipërisë z. Alfred Mojsiu dhe z. Bamir Topi, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, Ministrja e Financave znj. Anila Denaj, Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi, Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, bashkëpunëtorë të Universitetit Barleti, kolegë të Universiteteve të tjera dhe partnerë të universitetit, stafi akademik dhe administrativ i universitetit, si dhe studentë.
Creative Garage është gati për të ofruar ambiente multi-funksionale për të gjithë ju që dëshironi të krijoni aktivitetet përkushtuar Artit dhe më gjerë. Në hapësirat e Creative Garage do të gjeni Laboratorë inovatore, klasa të cilat mund të përshtaten në kuadër të aktivitetit tuaj, Creative Atelier, punishten Maker Space, ArkiLab-in dhe Qendrën e Ekselencës- Creative City. Mund të shfrytëzoni gjithashtu hapësirat si Expo hall për të organizuar ekspozitat tuaja , amfiteatrin për të realizuar shfaqjet tuaja teatrale apo muzikore, Open Air Cinema si zonë argëtimi, Vitamina Hub me profesionistët më në zë të fushës së Artit dhe Kreativitetit për t’ju ndihmuar me projektet tuaja dhe një serë hapësirash t tjera të cilat ju nevojitet për mbarëvajtjen e ideve tuaja.
Me një hapësirë unike në zemër të qytetit Creative Garage ju dedikon ambiente bashkëkohore dhe inovative për sipërmarrësit e rinj, startup-e, freelancers, artistët dhe këdo që dëshiron një post punë, argëtimi apo akses në punishten tona të kreativitetit me në ambiente të pajisura më të gjitha mjetet e nevojshme.