Agjencia e Industrisë Kreative në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, Bashkia e Tiranës, shpall programin: “Creative Youth”, i cili do të ndikojë në fushën e artit, filmit, arkitekturës, design-it, modës, turizmit, prodhimeve audiovizuale, të rekreacionit dhe të teknologjisë.
Programi i dedikuar të rinjve të grupmoshave 18-22 vjeç dhe 23-28 vjeç do të kenë mundësinë të punojnë në ideimin, krijimin dhe implementimin e projekteve kreative që Agjencia e Industrisë Kreative do të zhvillojë në qytet.
Praktikat e ofruara në kuadër të programit do të jenë të dedikuara sipas grupmoshave të përcaktuara si më poshtë vijojnë;
Për studentët -Praktika mësimore
Të sapodiplomuarit-Praktika pune me kohëzgjatje 3-mujore
Depozitimi dhe përpunimi i kërkesave, të aplikantëve, menaxhohet nga njesia përgjegjëse në Drejtorinë e Trajnim Zhvillimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, Bashkia e Tiranës.
Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën: [email protected] brënda datës 18.10.2022.