MANIFESTO I LEVIZJES “MAKERS” në Industritë Kreative

Lëvizja ‘Maker’ në Industritë Kreative bazohet në njerëzit që përqafojnë kulturën dhe praktikën e kesaj lëvizjes, duke ofruar një platformë për krijuesit, artistët dhe artizanët për të krijuar, por më e rëndësishmja për t'u çliruar nga konventat e prodhimit dhe krijimit të vendosura më parë. Lëvizja ‘Makers’ u mëson atyre se si të jenë mendimtarë kreativë dhe zgjidhës të problemeve në ekonominë e sotme krijuese nga ana nga ana tjetër ndihmon në formësimin e së ardhmes së mjedisit të tyre të afërt dhe ekosistemeve që bëjnë pjesë. Komunitetet e ‘Makers’ shpeshtë plotësojnë një sërë industrish për të krijuar biznese të suksesshme. Përzierja e këtyre aftësive luan një rol të rëndësishëm në lidhjen e sektorëve kompleksë si prodhimi dhe inxhinieria me industritë krijuese. Levizja “Makers” i jep përfitime të drejtpërdrejat komunitetet ku ndodhen duke krijuar rritje të qëndrueshme dhe mundësi të reja.

“Makers” që veprojnë brenda ekosistemeve krijuese (ekonomia - vendet - popujt) bëhën ushqimi kryesor i komuniteteve kreative të qytetit. Kultura “Makers” pasuron shumë jetën e komuniteteve dhe promovon inovacionin dhe të menduarit krijues, pa harruar gjithashtu zhvillimin dhe rritjen ekonomike që sjell duke lejuar realizimin e me shume ideve. Si një nga aktorët kryesorë, ne synojmë të ndërtojmë një koalicion mbështetës për të fuqizuar ekosistemin e ekonomisë krijuese në të gjithë Shqipërinë duke mbështetur gjithmone Lëvizjen “Makers”. Mënyra jonë kryesore për ta arritur këtë qëllim do të jetë përmes:

  • Me qasjen ‘Quintuple Helix’, ka shumë prova se kur sektori publik, privat, akademik, komunitetet dhe jofitimprurës angazhohen vërtet për të zgjidhur problemet e një qyteti, rezultatet mund të jenë transformuese.
  • Bashkëpunimi ndërsektorial: Industritë Kreative përfshijnë një shumëllojshmëri fushash krijuese, nga arkitektura, dizajni, moda, multimedia, produkti etj.
  • Duke përqafouar dhe mbështetur prodhimin urban në të gjitha mënyrat dhe format, por veçanërisht prodhimin e avancuar si dhe prototipizimin e shpejtë.
  • Aktivizimi i të rinjve dhe krijuesve si kampionë të ndryshimit në Industritë Kreative dhe më gjerë.
  • Bashkë-krijimi, grumbullimi dhe krijimi i shpejtë i prototipeve po arrinë lloje krejtësisht të reja produktesh që mund të prodhohen brenda hapësirave të prodhuesve dhe të çojnë përpara inovacionin.
  • Angazhimi i universiteteve dhe aktorëve të kërkimit për të punuar përkrah krijuesve
  • Angazhohimi me Rrjetin e Lëvizjes Maker në Shqipëri.
  • Mendo dhe vepro lokalisht
  • Mundësoni krijuesit të bashkë-krijojnë, bashkë-mësojnë dhe bashkë-innovojnë.
  • Panairi i Prodhuesve Shqiptarë - do të jetë Një aktivitet vjetor që synon të promovojë “Makers” në Industrive Kreative